55% e bullgarëve mendojnë se shkolla nuk i përgatit për tregun e punës

Hënë, 12 Tetor 2026, 18:14

55% e bullgarëve mendojnë se shkolla nuk i përgatit për tregun e punës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më shumë se gjysma e bullgarëve (55%) mendojnë se arsimi shkollor nuk i përgatit mjaftueshëm mirë të rinjtë për tregun e punës. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar i agjencisë “Trend”, i prezantuar në një forum të Shoqatës Kombëtare të Komunave në resortin Allbena, njofton BTA. Sipas studimit, 38% e të anketuarve e vlerësojnë cilësinë e arsimit si më tepër të dobët, 35% si më tepër të mirë, ndërsa vetëm 2% e cilësojnë atë si shumë të mirë.

Mbi 50% e të anketuarve e konsiderojnë mungesën e disiplinës si një nga problemet kryesore, e ndjekur nga mungesa e mësuesve të kualifikuar dhe puna e pamjaftueshme individuale me nxënësit. Përmirësimi i disiplinës është prioritet për 47% të të anketuarve, ndërsa 33% kërkojnë më shumë aftësi praktike në procesin arsimor.

Sondazhi është zhvilluar nga 10 deri më 16 shtator mbi 1000 qytetarë të rritur, me porosi të Shoqatës Kombëtare të Komunave.

 

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva