LAJME

Lajm

NIK 421 uli në gjysmështizë flamurin në kujtim të viktimave

Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 15:14

NIK 421 uli në gjysmështizë flamurin në kujtim të viktimave

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ekuipazhi i anijes kërkimore-shkencore "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) e uli në gjysmështizë flamurin detar ushtarak në bord, në shenjë nderimi për viktimat e dy aksidenteve zinxhirore të ndodhura dje në autostradën "Trakia", ku humbën jetën 11 persona dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur, njofton BTA.

Komandanti i NIK 421, kapiten i rangut të dytë Radko Muevski, iu drejtua ekuipazhit duke theksuar rëndësinë e drejtimit të kujdesshëm të automjetit dhe të përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Anija kërkimore-shkencore "Shën Kirili dhe Metodi" ndodhet aktualisht në Antalia të Turqisë për të marrë pjesë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31).


Lexoni më tepër:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva