LAJME

Lajm

Ministri i Mbrojtjes:

Nuk ka rëndësi se kujt i përkasin dronët, nëse përbëjnë kërcënim

Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 17:12

Nuk ka rëndësi se kujt i përkasin dronët, nëse përbëjnë kërcënim

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka absolutisht asnjë rëndësi se kujt i përkasin dronët, nëse përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”, deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë. Deklarata u bë para mbledhjes së komisionit parlamentar përkatës. Ministri bëri të ditur se fotografitë e dronëve që kanë goditur anije në zonën pranë Bullgarisë u janë dërguar të gjithë partnerëve dhe aleatëve, por deri më tani nuk ka ende një përgjigje prej tyre se për çfarë lloj dronësh bëhet fjalë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ai theksoi gjithashtu se është Prokuroria Ushtarake ajo që duhet të përcaktojë se kujt i përkasin dronët, pasi është organi që po heton rastin.

I pyetur nëse është e nevojshme të mblidhet KëshilliKonsultativ për Sigurinë Kombëtare pranë Presidentit, ministri u shpreh se situata nuk ka ndryshuar. “Tensionet në Detin e Zi po rriten vazhdimisht dhe sulmet do të vazhdojnë, kjo është e sigurt”, deklaroi ai. Ministri shtoi se nuk ka mundësi të merren masa të tjera shtesë sigurie, pasi të gjitha kapacitetet që disponon shteti janë dërguar në zonën bregdetare dhe janë në funksion.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova