Artikull
Dara: “Bullgaria është një shtet i mrekullueshëm me shumë potencial”
Premte 22 Maj 2026 16:11
Premte, 22 Maj 2026, 16:11
Министър-председателят Румен Радев се среща с певицата Дара в Министерския съвет
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria hedh hapin e parë
drejt organizimit të ‘Eurovision’-it 2027 në Bullgari. Suksesi i Dara-s, e cila
fitoi konkursin këtë vit, do të na frymëzojë të tejkalojmë vetveten. Këtë e
theksoi Kryeministri Rumen Radev, i cili së bashku me ministra të kabinetit të
tij u takua në Këshillin e Ministrave me fituesen e Eurovision 2026. Në emër të
të gjithë bullgarëve, Kryeministri i shprehu falënderime Dara-s për gëzimin,
ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe emocionet pozitive që solli fitorja e saj.
Ai tregoi gjithashtu se gjatë vizitës së tij para disa ditësh në Berlin, Kancelari gjerman Friedrich Merz e kishte pritur me këngën “Bangaranga”, duke i vënë në telefon interpretimin e Dara-s nga “Eurovision”. "Prandaj dua me të vërtetë të të përgëzoj për faktin se edhe pas kësaj fitoreje po sillesh në mënyrë të denjë. Kjo është po aq e rëndësishme sa vetë fitorja", theksoi Kryeministri.
“Bullgaria është një shtet i mrekullueshëm me shumë potencial dhe unë më në fund dua të shoh se si ky potencial zhvillohet dhe të ndodhin vërtet ndryshime të mirëfillta në shtet, ashtu siç dëshironin të gjithë ata njerëz që dolën në protesta", tha nga ana e saj Dara.”
Lexoni
më tepër:
- Bullgarët janë optimistë për organizimin me sukses të “Evrovizion”-it 2027
- Sofja e priti fituesen e “Evrovizion”-it me DARA Party
- Fjala “Bangaranga” mori jetë në gjuhën bullgare
- Fitorja e Bullgarisë në Evrovizion në faqet e para të mediave botërore
- Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva