Artikull
Sofja e priti fituesen e “Evrovizion”-it me DARA Party
Mërkurë 20 Maj 2026 09:10
Mërkurë, 20 Maj 2026, 09:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një turmë prej mijëra njerëzish u mblodh në qendër të Sofjes më 19 maj për të përshëndetur këngëtaren Dara për fitoren e saj në konkursin muzikor “Evrovizion”. “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të bashkoj njerëzit. Faleminderit që po i bëni ëndrrat e mia realitet”, tha këngëtarja në koncertin e organizuar për nder të saj me titullin DARA Party.
FOTO: BTA
Përmes mikrofonit të BNR-së, Dara ndau: “Shpresoj që ky hap që bëmë me “Evrovizion”-in të jetë vetëm fillimi, madje në fakt është vetë fillimi, dhe që prej tani e tutje të mund të hapim vërtet derën drejt skenës botërore për artistët bullgarë. Ne bullgarët jemi një popull shumë punëtor dhe e di se secili prej nesh bën një milion gjëra. Dhe jemi shumë të talentuar. Kur bashkohemi, mund ta përmbysim botën. Dhe do ta bëjmë vitin e ardhshëm si mikpritës të “Evrovizion”-it”, shtoi këngëtarja.
Lexoni më shumë:
- Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
- DARA pas fitores: “Nuk e di çfarë po bëj, por është e mrekullueshme!”
- Fitorja e Bullgarisë në Evrovizion në faqet e para të mediave botërore
- Pritje historike – eufori dhe qindra fansa prisnin DARA në aeroportin eSofjes
- Fjala “Bangaranga” mori jetë në gjuhën bullgare
- “Bangaranga” bëri që bullgarët në mbarëbotën të ndihen të lidhur dhe krenarë
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova