Artikull
Qyteti pritës i Eurovizionit 2027 do të dihet në korrik
Hënë 8 Qershor 2026 18:33
Hënë, 8 Qershor 2026, 18:33
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sofja, Varna, Burgasi dhe Plovdivi vazhdojnë garën për të qenë nikoqirë të konkursit Eurovizion 2027. Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të përpiqet të shkurtojë procedurën e përzgjedhjes së qytetit pritës, në mënyrë që vendimi të merret që në korrik, e jo në gusht, siç është afati i fundit i dhënë nga EBU dhe Eurovizion. Kjo u bë e ditur pas takimit të parë zyrtar midis drejtuesve të BNT‑së dhe përfaqësuesve të katër bashkive kandidate, njofton BGNES.
Për këtë qëllim, kandidatët duhet të paraqesin informacion të detajuar për mundësitë teknike dhe logjistike, infrastrukturën, vendet e zhvillimit të aktiviteteve, programin kulturor dhe ngjarjet shoqëruese.”
Lexoni më shumë:
- Bullgarët janë optimistë për organizimin me sukses të “Evrovizion”-it 2027
- Sofja e priti fituesen e “Evrovizion”-it me DARA Party
- Fjala “Bangaranga” mori jetë në gjuhën bullgare
- Fitorja e Bullgarisë në Evrovizion në faqet e para të mediave botërore
- Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva