MUZIKË

Artikull

Dara do të këndojë në çmimet muzikore “Mad Video Music Awards 2026” në Athinë

Mërkurë, 17 Qershor 2026, 15:19

Dara do të këndojë në çmimet muzikore “Mad Video Music Awards 2026” në Athinë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja bullgare Dara, e cila i solli Bullgarisë fitoren e parë në konkursin “Eurovision”, do të marrë pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore greke “Mad Video Music Awards 2026” në Athinë.

Dara tashmë ka zhvilluar provat në kryeqytetin grek. Në skenë ajo do të interpretojë këngën “Bangaranga”, e cila i solli trofeun në konkursin evropian këtë vit.

Sipas organizatorëve të “Mad TV”, paraqitja e Darës është një nga momentet më të pritura të ceremonisë, pasi ajo u shndërrua në një nga emrat më të komentuar të skenës pop evropiane. Publiku shpreson që këngëtarja bullgare të sjellë energjinë dhe atmosferën e performancës së saj në “Eurovision”.


Mesoni më shumë për Dara dhe suksesin e saj marramendës në Eurovision 2026 nga arkivi i Radio Bullgarisë

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva