Artikull
Rënie e lehtë e numrit të turistëve gjatë qershorit dhe korrikut
Enjte 3 Shtator 2026 10:25
Enjte, 3 Shtator 2026, 10:25
Pamje nga Burgasi
FOTO: Svoboda Atanasova
Madhësia e shkronjave
Numri i turistëve gjatë muajve qershor dhe korrik ka rënë me rreth 1,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, në mbledhjen e komisionit parlamentar përkatës. “Kjo është brenda një kufiri që nuk do ta quaja gabim statistikor, por nuk është diçka fatale”, komentoi ai.
Ilin Dimitov
FOTO: BGNES
Për sa i përket sezonit të ardhshëm veror turistik, synimi është që ai të fillojë rreth Pashkëve, të mbështetet nga organizimi i konkursit “Eurovision” në maj në Burgas dhe të zgjasë dukshëm më gjatë gjatë vjeshtës. Objektivi është që rezultatet të afrohen me ato të regjistruara në vitin 2019, para pandemisë.
FOTO: BTA
Lidhur me zhvillimin e konkursit evropian të këngës në vend, Ilin Dimitrov shprehu bindjen se kapacitetet akomoduese në rajon mund të përballojnë fluksin e vizitorëve. Ai shtoi se janë në dispozicion nga 300 mijë deri në 400 mijë shtretër, ndërsa numri i pritur i vizitorëve është rreth 90 mijë. “Problem mund të jetë lidhja e transportit, pasi një pjesë e turistëve do të zbresin në Sofje, ndërsa të tjerë në Burgas dhe Varna”, deklaroi ministri.
Aeroporti i Burgasit
FOTO: BNR Burgas
Detyra kryesore e Ministrisë së Turizmit është promovimi i destinacionit përmes udhëtimeve për gazetarë. Për “Eurovision”-in pritet të mbërrijnë rreth një mijë reporterë, të cilët mund të krijojnë rreth 400 mijë publikime dhe mesazhe të tjera në internet, gjë që do të përbëjë një reklamë jashtëzakonisht të fuqishme për Bullgarinë, tha Ilin Dimitrov para deputetëve.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Bullgaria planifikon ndryshime në financimin dhe promovimin e turizmit
- Stilijana Nikollova bëhet ambasadore e turizmit bullgar
- Konkursi fotografik “Momente nga Bullgaria” do të mbledhë bukuritë e vendit
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva