Artikull
INSAIT dhe Netflix me një arritje botërore në përpunimin e videove me AI
Mërkurë 8 Prill 2026 15:15
Mërkurë, 8 Prill 2026, 15:15
FOTO: insait.ai
Madhësia e shkronjave
Instituti pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe një nga platformat më të mëdha botërore të transmetimit online kanë zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale – VOID, i cili mund të heqë objekte nga një video dhe njëkohësisht të rindërtojë në mënyrë realiste se si ndryshon skena, njoftoi instituti bullgar.
Ndryshe nga mjetet standarde që thjesht “mbushin” pjesët e fshira, VOID kupton se si ndërveprojnë objektet. Për shembull, nëse një person që mban një send hiqet nga videoja, modeli simulon se si ai send bie ose lëviz natyrshëm, sikur skena të ishte filmuar pa personin. Kjo mund t’u japë krijuesve të përmbajtjes video shumë më tepër liri.
Modeli është me kod të hapur, gjë që u mundëson zhvilluesve dhe studiuesve nga e gjithë bota të punojnë mbi të dhe ta përmirësojnë teknologjinë.
Mësoni më shumë për INSAIT nga publikimet e arkivit tonë:
- INSAIT me edhe 500 000 dollarë shpërblim nga një gjigant teknologjik
- INSAIT me një përparim në trajnimin e makinave autonome për të reaguar
- INSAIT renditet ndër institutet kryesore shkencore në Evropë
- INSAIT fitoi vendin e dytë në një garë prestigjioze të robotikës në SHBA
- INSAIT njoftoi një program të ri EXPLORER për bursa për talente
- Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale
- Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global
- INSAIT me një kontribut të ri në zhvillimin e inteligjencës artificiale
- INSAIT dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets do të punojnë së bashku në fushën e inteligjencës artificiale
- Instituti Bullgar INSAIT ka zhvilluar një model të ri kryesor në gjuhën ukrainase
- Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT - Radio Bullgaria në gjuhën shqipe
- Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës
- Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva