Artikull
U përzgjodhën 15 studentë nga 2800 për praktikë verore në INSAIT
Hënë 18 Maj 2026 15:21
Hënë, 18 Maj 2026, 15:21
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më
shumë se 2800 kandidatë nga e gjithë bota garuan për mundësinë që ta kalojnë
verën në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe
Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
Vetëm 15 të rinj nga tre kontinente – Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut – u
përzgjodhën për të marrë pjesë, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së
Arsimit dhe Shkencës.
Pjesëmarrësit,
të cilët do të mbërrijnë shumë shpejt, janë studentë në disa nga universitetet
më prestigjioze në botë.
Programi veror kërkimor për studentë bachelor në INSAIT – SURF, organizohet për të katërtin vit radhazi dhe falë tij instituti bullgar është afirmuar si një nga vendet më të njohura dhe të dëshiruara për mijëra studentë të shkëlqyer nga e gjithë bota, thekson ministria.
Mësoni më shumë për INSAIT nga publikimet e arkivit tonë:
- INSAIT me edhe 500 000 dollarë shpërblim nga një gjigant teknologjik
- INSAIT me një përparim në trajnimin e makinave autonome për të reaguar
- INSAIT renditet ndër institutet kryesore shkencore në Evropë
- INSAIT fitoi vendin e dytë në një garë prestigjioze të robotikës në SHBA
- INSAIT njoftoi një program të ri EXPLORER për bursa për talente
- Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale
- Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global
- INSAIT me një kontribut të ri në zhvillimin e inteligjencës artificiale
- INSAIT dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets do të punojnë së bashku në fushën e inteligjencës artificiale
- Instituti Bullgar INSAIT ka zhvilluar një model të ri kryesor në gjuhën ukrainase
- Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT - Radio Bullgaria në gjuhën shqipe
- Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës
- Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva