LAJME

Artikull

Ministri i Mbrojtjes: Avionët amerikanë nuk do të mbërrijnë sot

Premte, 24 Korrik 2026, 15:47

Ministri i Mbrojtjes: Avionët amerikanë nuk do të mbërrijnë sot

FOTO: Daniella Kostova

Madhësia e shkronjave

Avionët amerikanë nuk do të mbërrijnë sot. Kjo ndoshta do të ndodhë javën tjetër, njoftoi për gazetarët Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov, raportoi BTA.  

Stojanov dhe Ministri i Sportit Enço Kerjazov biseduan në Jamboll me kryetarët e bashkive në rajon në lidhje me vendosjen e ardhshme të deri në 8 avionëve cisternë amerikanë Boeing KS-135 në bazën ajrore Bezmer dhe deri në 250 personel ushtarak. Kujtojmë se dje kryetarët e bashkive nënshkruan një peticion kundër vendosjes së avionëve. Ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk kishte ardhur për të bindur kryetarët e bashkive, por për të dhënë informacionin e nevojshëm dhe për të "larguar frikën, e cila në pjesën më të madhe është e pajustifikuar". 

Një peticion nga 26 fshatra në komunën e Tunxhës është nënshkruar nga 3250 persona kundër vendosjes së avionëve amerikanë, raportoi korrespondentja jonë Daniella Kostova. Një protestë është planifikuar për sonte para bazës ajrore Bezmer.


 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva