Lajm
Google dhuron 1 mln dollarë për institutin INSAIT në Sofje
Premte 23 Tetor 2026 09:39
Premte, 23 Tetor 2026, 09:39
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Qeveria jonë është shumë ambicioze në arritjen e transformimit digjital. Ne kemi shumë për t’u ofruar investitorëve, deklaroi kryeministri Rumen Radev gjatë një takimi me përfaqësues të Google, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave.
Në takim morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë, Aleksandër Pulev, si dhe Ministri i Inovacionit dhe Transformimit Digjital, Ivan Vasilev. Gjatë bisedimeve u diskutuan digjitalizimi, konkurrueshmëria e ekonomisë, siguria kibernetike dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në industrinë hapësinore.
Google njoftoi dhënien e një donacioni të ri prej 1 milion dollarësh për Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Sipas njoftimit për shtyp, mbështetja e re do t’i mundësojë INSAIT-it të zgjerojë kërkimet dhe punën për zhvillimin e një gjenerate të re modelesh të inteligjencës artificiale.
Donacioni përfshin financim të drejtpërdrejtë dhe kredi për Google Cloud, të cilat sigurojnë qasje në infrastrukturë kompjuterike me performancë të lartë, njofton BTA.
Mësoni më shumë për INSAIT nga publikimet e arkivit tonë:
- INSAIT me edhe 500 000 dollarë shpërblim nga një gjigant teknologjik
- INSAIT me një përparim në trajnimin e makinave autonome për të reaguar
- INSAIT renditet ndër institutet kryesore shkencore në Evropë
- INSAIT fitoi vendin e dytë në një garë prestigjioze të robotikës në SHBA
- INSAIT njoftoi një program të ri EXPLORER për bursa për talente
- Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale
- Hulumtimi i INSAIT mbi krijimin e sistemeve të IA-së nderohet në një forum global
- INSAIT me një kontribut të ri në zhvillimin e inteligjencës artificiale
- INSAIT dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets do të punojnë së bashku në fushën e inteligjencës artificiale
- Instituti Bullgar INSAIT ka zhvilluar një model të ri kryesor në gjuhën ukrainase
- Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT - Radio Bullgaria në gjuhën shqipe
- Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës
- Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva