Lajm
Parlamenti Evropian nderoi viktimat e aksidentit në autostradën "Trakia"
Mërkurë 11 Nëntor 2026 18:12
Mërkurë, 11 Nëntor 2026, 18:12
FOTO: EP/BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shpalli një minutë heshtje në kujtim të viktimave të disa incidenteve në Evropë, mes të cilëve edhe viktimat e aksidentit të djeshëm në autostradën "Trakia", në fillim të seancës plenare dyditore në Bruksel.
Roberta Metsola
FOTO: EP/BTA
"Dje, në kushte të vështira atmosferike, në një autostradë në Bullgari ndodhi një aksident shumë i rëndë automobilistik. Të paktën 11 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. Në emër të Parlamentit Evropian shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. Shprehim mirënjohjen tonë për ekipet mjekësore, për të gjithë ata që punuan pa u lodhur dhe për secilin që dhuroi gjak", tha Metsola.
Një video me deklaratën e saj iu shpërnda mediave nga zyra e shtypit e Parlamentit Evropian.
U nderuan gjithashtu viktimat e të shtënave në Krakov dhe të aksidentit hekurudhor në Spanjë.
Sot, flamujt e Bashkimit Evropian dhe të Bullgarisë para institucioneve evropiane në Bruksel dhe Strasburg janë ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me ditën e zisë kombëtare të shpallur në vend.
Lexoni më shumë:
- NIK 421 uli në gjysmështizë flamurin në kujtim të viktimave
- Radhë për dhurim gjaku në mbështetje të të lënduarve në autostradën "Trakia"
- Familjet e viktimave në autostradën "Trakia" do të mbështeten me nga 8000 euro
- Mediat botërore pasqyrojnë tragjedinë në autostradën “Trakia”
- Kryeministri: Respektoni jetën njerëzore në rrugë
- Bota solidarizohet me dhimbjen e Bullgarisë
- Ditë Zie Kombëtare për viktimat dhe të plagosurit në autostradën “Trakia”
- Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva