LAJME

Lajm

Institucionet koordinojnë masat për rreziqet në rrugë

Enjte, 12 Nëntor 2026, 08:48

Institucionet koordinojnë masat për rreziqet në rrugë

FOTO: mtc.government.bg

Madhësia e shkronjave

Një mungesë serioze koordinimi dhe shkëmbimi informacioni ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sigurinë rrugore, si dhe mungesa e mekanizmave të automatizuar për reagim përpara krijimit të situatave kritike, u konstatuan në një takim në Ministrinë e Transportit.

Ministri i Transportit, Georgi Peev, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit të ekspertëve përgjegjës për reformën në sigurinë rrugore, pas dy aksidenteve të rënda zinxhirore në autostradën “Trakia”, ku humbën jetën 11 persona dhe 51 të tjerë u plagosën. “Sistemi i sigurisë ka rregullat e veta. Gjëja më e rrezikshme në këtë rast është të kesh informacion dhe të mos dish çfarë të bësh me të. Kjo është më keq sesa të mos kesh fare informacion”, deklaroi ai.

Agjencia “Infrastruktura Rrugore”, Ministria e Punëve të Brendshme dhe administrata e sistemit TOLL kanë shtatë ditë kohë për të harmonizuar veprimet e tyre dhe për të hartuar protokolle të përbashkëta reagimi në kushte të rrezikshme në rrugë, si mjegulla, reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta. Qëllimi është që institucionet të ndërmarrin masa parandaluese, e jo të reagojnë vetëm pasi të jetë marrë një sinjal në numrin emergjent 112.


Mësoni më shumë për aksidentet tragjike në autostradën "Trakia" nga postimet e lidhura:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva