Lajm
Viktimat e aksidentit në autostradën “Trakia” u bënë dymbëdhjetë
Enjte 12 Nëntor 2026 09:57
Enjte, 12 Nëntor 2026, 09:57
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ka ndërruar jetë pacienti në gjendjen më të rëndë, i cili ishte shtruar për mjekim në Spitalin Shumëprofilësh për Trajtim Aktiv “Dr. Ivan Seliminski” në Sliven, njoftoi drejtori i spitalit, dr. Vasisllav Petrov.
Kështu, numri i viktimave nga dy aksidentet e rënda zinxhirore në autostradën “Trakia” arriti në 12.
Pesëmbëdhjetë pacientët e tjerë që po trajtohen në spital janë në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme.
Shtetasi rumun, i cili u shtrua në Spitalin Shumëprofilësh për Trajtim Aktiv “Zemër dhe Tru” në Burgas pas aksidentit të rëndë rrugor në autostradën “Trakiambetet në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, dhe po mbahet në ventilim mekanik, njoftuan nga institucioni shëndetësor. Jeta e tij vazhdon të jetë në rrezik.
Pacienti tjetër në të njëjtin spital, një mjek pediatër 37-vjeçar, është në gjendje të qëndrueshme. Rikuperimi i tij pas operacionit po zhvillohet pa komplikime dhe ka gjasa që ai të transferohet nga reanimacioni në Repartin e Ortopedisë.
Katër të plagosurit e tjerë, dy të shtruar në Repartin e Kirurgjisë Torakale dhe dy në Repartin e Ortopedisë, janë gjithashtu në gjendje të qëndrueshme. Nëse analizat e tyre kontrolluese japin rezultate të mira, pacientët e parë pritet të dalin nga spitali të premten.
Ndërkohë, u bë e ditur se janë caktuar 51 ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me aksidentin dhe se do të merren në pyetje rreth 100 persona.
“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime të përgjithshme. Duhet të sqarohet nëse kamioni rumun që e shkaktoi aksidentin ka ndaluar apo vetëm ka ulur shpejtësinë. Sipas shpjegimit fillestar të shoferit, para tij ka pasur një automjet të prishur dhe për këtë arsye ai e ka ulur shpejtësinë në 50 km/orë”, deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Kombëtar Hetimor, Marian Marinov.
Mësoni më shumë për aksidentet tragjike në autostradën "Trakia" nga postimet e lidhura:
- Parlamenti Evropian nderoi viktimat e aksidentit në autostradën "Trakia"
- Vazhdon hetimi për shkaqet e aksidenteve në autostradën "Trakia"
- NIK 421 uli në gjysmështizë flamurin në kujtim të viktimave
- Radhë për dhurim gjaku në mbështetje të të lënduarve në autostradën "Trakia"
- Familjet e viktimave në autostradën "Trakia" do të mbështeten me nga 8000 euro
- Mediat botërore pasqyrojnë tragjedinë në autostradën “Trakia”
- Kryeministri: Respektoni jetën njerëzore në rrugë
- Bota solidarizohet me dhimbjen e Bullgarisë
- Ditë Zie Kombëtare për viktimat dhe të plagosurit në autostradën “Trakia”
- Aksidente të rënda me viktima bllokuan autostradën “Trakia”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva