LAJME

Artikull

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore “Bezmer”

Premte, 31 Korrik 2026, 18:09

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore “Bezmer”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Aeroplani i parë cisternë ushtarak amerikan është ulur në bazën ajrore “Bezmer”, njoftoi BTA duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes. Me vendim të Kuvendit Popullor, Shtetet e Bashkuara do të mund të vendosin në këtë bazë gjithsej tetë avionë të tillë për të mbështetur operacionet e tyre në Lindjen e Mesme, kujton BNR Horizont. 

Kryeministri Rumen Radev siguroi se Bullgaria nuk do të marrë pjesë në veprime të drejtpërdrejta luftarake kundër Iranit dhe se avionët cisternë amerikanë do të përdoren për furnizim me karburant në ajër jashtë hapësirës ajrore bullgare. 

Javën e kaluar, banorë të fshatit Bezmer dhe të vendbanimeve përreth protestuan kundër vendosjes së avionëve amerikanë në bazë.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva