INSAIT nis kërkime për zbulimin e barnave me inteligjencë artificiale

Hënë, 9 Nëntor 2026, 15:14

INSAIT nis kërkime për zbulimin e barnave me inteligjencë artificiale

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Inteligjenca artificiale që zbulon se si sëmundjet i ndryshojnë qelizat njerëzore dhe ndihmon në gjetjen e barnave dhe trajtimeve të reja. Ky është objektivi ambicioz i një drejtimi të ri shkencor që po fillon punën në institutin bullgar INSAIT pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", njofton BGNES. 

Në krye të këtij drejtimi të ri do të jetë dr. Aleksandrina Goeva, një shkencëtare bullgare me reputacion ndërkombëtar dhe me një karrierë mbresëlënëse në SHBA dhe Kanada. Ajo kthehet në Bullgari nga Universiteti i Torontos, ku ka krijuar dhe drejtuar grupin e saj kërkimor në fushën e mësimit makinerik dhe biologjisë kompjuterike. Shkencëtarja është gjithashtu krijuese e HiDDEN, një metode novatore të mësimit makinerik, me të cilën janë zbuluar ndryshime qelizore të pavërejtura më parë, të lidhura me zhvillimin e kancerit të gjakut dhe çrregullimet e barrierës mbrojtëse të trurit. Zbulimet e saj hapin mundësi të reja për diagnostikim më të hershëm dhe për një kuptim më të mirë të sëmundjeve të rënda.

Drejtimi i ri në institut do të bashkojë arritjet e inteligjencës artificiale, matematikës dhe biologjisë në kërkimin e përgjigjes për një nga pyetjet më të rëndësishme të mjekësisë moderne: si të zbulohen më herët ndryshimet patologjike dhe si të orientohen qelizat përsëri drejt funksionimit të tyre normal.


Mësoni më shumë për institutin INSAIT nga arkivi i Radio Bullgarisë: 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva