LAJME

Lajm

Shoferi rumun i ndaluar pas aksidenteve të rënda në autostradën “Trakia” u lirua

Enjte, 12 Nëntor 2026, 10:57

Shoferi rumun i ndaluar pas aksidenteve të rënda në autostradën “Trakia” u lirua

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pas marrjes në pyetje për disa orë, policia në Jamboll liroi shoferin rumun të ndaluar në lidhje me dy aksidentet e rënda zinxhirore në autostradën “Trakia”, ku humbën jetën 12 persona dhe rreth 50 të tjerë u plagosën. Sipas hetimit, burri ka përvojë të konsiderueshme profesionale.

Gjatë marrjes së dytë në pyetje, prokuroria ka konfirmuar deklarimet e tij fillestare se ai nuk kishte ndaluar në rrugë, por kishte ulur shpejtësinë për shkak të shikueshmërisë së kufizuar. Ky version mbështetet edhe nga ekspertizat paraprake.

Prokuroria ka urdhëruar një sërë verifikimesh për të sqaruar rrethanat e incidenteve dhe për të përcaktuar nëse ka baza për ngritjen e një akuze për shkaktim vdekjeje nga pakujdesia. Deri tani janë marrë në pyetje edhe 50 persona të tjerë.

“Të gjitha rrethanat që lidhen me ndodhjen e këtij aksidenti rrugor do të hetohen gjatë procesit hetimor. Ndër faktorët kryesorë janë kushtet atmosferike, reagimi i drejtuesve të mjeteve dhe shpejtësia”, deklaroi prokurori Dojçin Dojçev.


Mësoni më shumë për aksidentet tragjike në autostradën "Trakia" nga postimet e lidhura:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva