LAJME

Lajm

Katër të plagosur në aksidentin në autostradën “Trakia” dolën nga spitali

Premte, 13 Nëntor 2026, 16:39

Katër të plagosur në aksidentin në autostradën “Trakia” dolën nga spitali

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ditën e katërt pas aksidenteve të rënda në autostradën “Trakia”, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 50 të tjerë, katër të plagosur u nisën nga spitali “Zemër dhe Tru” në Burgas. Tre prej tyre kishin udhëtuar me autobusin nga Levski drejt një sanatoriumi në Sofje, ndërsa i katërti ishte në timonin e njërës prej makinave.

Në spital mbeten tre pacientë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Mes tyre është edhe një shtetas rumun.

“Gëzimi më i madh është kur na thonë ‘Faleminderit’; nuk kërkojmë asgjë tjetër. Rëndësi ka të jenë gjallë e shëndoshë dhe të vijnë përsëri vitin tjetër për kurim në sanatoriumin e Nesebërit”, tha prof. Asen Balltov, shef i Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

nfermierja Teodora Georgieva rrëfeu çfarë pa në vendngjarje: “Njerëzit thërrisnin nga poshtë makinave. Kishte mjaft të plagosur që ishin ulur në rrugë me plagë të hapura. Në një moment m’u desh të hapja makinat e aksidentuara dhe të nxirrja kutitë e ndihmës së shpejtë për t’u fashuar plagët.”

Nga Dublini, kryeministri Rumen Radev theksoi se drejtuesit e mjeteve duhet të marrin parasysh kushtet në rrugë dhe të ngasin me kujdes. “Rrugët tona janë siç janë, por vëmendja dhe përgjegjësia personale janë detyrim i secilit prej nesh”, tha ai.


Mësoni më shumë për aksidentet tragjike në autostradën "Trakia" nga postimet e lidhura:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva